Telegrafi

Dokumentar për “Backstreet Boys”

Filmi do të flasë rreth jetës së anëtarëve (A. J. McLean, Howie Dorough, Nick Carter, Kevin Richardson dhe Brian Littrell) që nga ditët e tyre të fëmijërisë e deri te suksesi në grupin e famshëm.

Dokumentari pritet të jetë i gatshëm deri në fund të këtij viti, ndërsa për këtë punë janë angazhuar producentët Mia Bays, Thomas Benski dhe Lucas Ochoa.

Në kulmin e karrierës së tyre, “Backstreet Boys” kanë shitur mbi 130 milionë albume, ndërsa grupi vazhdon të jetë i famshëm në vende të ndryshme. /Telegrafi/