Paramount Network, Network Entertainment dhe producenti i filmit “I Am Heath Ledger”, Derik Murray do të bashkohen për një vështrim gjithëpërfshirës rreth jetës dhe vdekjes së aktorit të shpejtë dhe të furishëm Paul Walker.
Adrian Buitenhuis, i cili bëri regjinë e filmit dokumentar “Ledger”, do të drejtojë edhe filmin dokumentar “I Am Paul Walker”.
Ky i fundit do të shfaqë intervista me shumë shokë të aktorit të ndjerë Walker, të cilët e njihnin shumë mirë, thonë prodhuesit.
Filmi do të eksplorojë karrierën e artistike të Walkerit dhe do të shfaqë, ndër të tjera, pasionin e aktorit për oqeanet dhe jetën e botës detare si dhe punën e tij për të ndihmuar në rindërtimin e Haitit pas tërmetit shkatërrues.
Theksojmë se Walker vdiq në moshën 40-vjeçare në vitin 2013, kur pësoi një aksident automobilistik me Porsche.
Dokumentari do të jetë i fundit nga Murray, i cili, përveç Ledger, ka profilizuar më parë figura të tilla si John F. Kennedy Jr, Muhammad Ali, Bruce Lee.
Filmi i aktorit të ndjerë pritet të shfaqet në Paramount Network më 2 prill të këtij viti. /Telegrafi/