Nga: Kastriot Dervishi
Të dhënat e mëposhtme janë zyrtare të Partisë Komuniste Shqiptare (në vitet 1948-1991 quhej Partia e Punës së Shqipërisë). Ato tregojnë nivelin e ulët të komunistëve të vendit. Me të tillë përbërje partia në fjalë nuk kishte sesi ta çonte vendin përpara, përveçse në rrugë të gabuara e me kosto të pallogaritshme për Shqipërinë.
Partia Komuniste Shqiptare në vitet e para të pushtetit kishte këtë anëtarësi të saj:
– Në vitin 1945, 10 558 anëtarë
– Në vitin 1946, 11 837 anëtarë
– Në vitin 1947, 20 217 anëtarë
– Në vitin 1948, 29 137 anëtarë
Anëtarësia e vitit 1948 e vlerësuar nga vetë partia me “zhvillim kulturor të dobët”, ndahej në këtë mënyrë:
– Analfabetë: 533 (1.8%)
– Pa shkollë: 5.684 (19.5%)
– Me shkollë fillore: 18.185 (62%)
– Me shkollë të mesme (1-4): 3.410 (11.6%)
– Me shkollë të mesme (5-7): 919 (3.1%)
– Studentë universitarë: 328 (1.2%)
– Me universitet: 68 (0.2%)
(Bashkëlidhur faksimilja e statistikës e nxjerrë nga materialet e kongresit të parë të PKSh-së, nëntor 1948. Sigurisht kjo e dhënë nuk ndodhet në Arkivin e Ministrisë së Brendshme).