Site icon Telegrafi

Doku.Tech po sjell eksperiencën e Berlinit në Prishtinë!

Një ndër kompanitë më të mëdha botërore të videolojerave vjen për herë të parë në Kosovë. Bashkë me disa nga folësit më të famshëm botërorë në fushën e teknologjisë, DOKU.TECH po sjell në Prishtinë edhe disa punëtori marramendëse.

Një ndër këto punëtori është ajo e kompanisë A MAZE. Një ndër kompanitë më të mëdha të zhvillimit të lojërave në botë! A MAZE. Çdo vit mbledh adhurues të videolojërave në Berlin ku edhe mbahet konferenca e tyre vjetore, por këtë vit ata do t’i bashkëngjiten DOKU.TECH-ut në Prishtinë për herë të parë.

Për të gjithë gejmerat apo adhuruesit e videolojërave, A MAZE. do të sjell në ekspozitë disa nga lojërat e tyre më të pëlqyera nga publiku, ekspozitë të realitetit virtual, hypertalks apo biseda të shkurtra por interesante me pjesëmarrësit sy me sy dhe punëtori si guestplayers të DOKU.TECH 2017.

Për të gjithë zhvilluesit vendas të lojërave ose zhvilluesit e realitetit virtual, A MAZE. ju pret që ta prezantoni me komunitetin tuaj. ‘A MAZE. Pop Up’ gjithashtu ju fton që ti sjellni lojërat e juaja qe i keni ende nën zhvillim dhe të merrni këshilla nga profesionalistët botërorë.

DOKU.TECH (që është një ndër konferencat më të mëdha teknologjike në Ballkan) do të mbahet në Prishtinë në objektin e Termokiss-it me 10 dhe 11 Qershor dhe do të sjellë edhe shumë surpriza të tjera.

Hyrja në DOKU.TECH është pa pagesë kurse për regjistrimi klikoni KËTU. /Telegrafi/

Exit mobile version