Telegrafi

Doku.Tech Game Jam 2024: Bëhu gati për të krijuar lojën tënde

Bëhuni gati për të krijuar lojën tuaj kompjuterike.

Doku.Tech edhe këtë vit vjen me organizimin e veçantë – Game Jam. Për këtë ngjarje do të bëjë bashkë krijues e zhvillues të lojërave kompjuterike.  

Doku.Tech po vazhdon që të sjellë një program të larmishëm. Ditë pas dite po zbulon detaje për edicionin e tij të 11-të. Ka hapur thirrjen për organizmin tashmë tradicional të ngjarjes “Game Jam” që bënë bashkë krijues e zhvillues të lojërave kompjuterike. Ngjarja do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe për 46 orë pjesëmarrësit do të kenë mundësinë që në grupe të zhvillojnë lojëra të ndryshme. Punëtoria nis në orë 18:00 të premten më 31 maj dhe përfundon të dielën në ora 16:00.  

Të gjithë të interesuarit duhet të aplikojnë para 28 majit. Numri i pjesëmarrësve është i limituar prandaj aplikoni tani!

Tema tani për tani është sekrete dhe do të zbulohet ditën e ngjarjes. Pjesëmarrësit po ashtu do të pranojë më shumë informata për procesin në e-mailin e tyre disa ditë para fillimit të ngjarjes. Ata po ashtu duhet të kenë kompjuterin e tyre me vete.

Për më shumë detaje dhe informata ju mund të ndiqni këtë link, duke klikuar këtu.

Agjenda e plotë e Festivalit do të postohet së shpejti ndërsa për më të rejat e fundit ndiqni faqen zyrtare të Doku.Tech në Facebook dhe Instagram.