Manchester City ka shënuar fitore me rezultat të thellë 6-1 ndaj Bournemouth, në kuadër të javës së 11-të në elitën e futbollit anglez.
Vendasit e nisën furishëm ndeshjen duke rrezikuar portën në disa raste me Bernardo Silvan, Rodrin dhe Haaland.
City kaloi në avantazh në minutën e 30-të me Jeremy Doku, i cili arriti të shënojë për 1-0 pas një kombinimi të bukur me Rodrin.
Vendasit nuk u ndalën më kaq dhe vetëm tre minuta më vonë, ia dolën të dyfishojnë epërsinë ku përsëri protagonist ishte Doku i cili kësaj radhe asiston për Silvan që shënoi në cepin e majtë të portës për 2-0.
Të besuarit e Guardiolës shënuan edhe një herë tjetër në minutën e 37-të ku kësaj autor i golit ishte zvicerani Akanji i cili devijoi një goditje të Dokut duke bërë që topi të përfundoj në rrjetën e rumunit Radu për 3-0.
SECOND HALF | Back under way! 👊
Commentary and updates right here 👇
— Manchester City (@ManCity) November 4, 2023
Me një epërsi prej tre golash të Cityt u mbyll pjesa e parë e takimit.
City në pjesën e dytë shënoi edhe tre gola të tjerë fillimisht me anë të Phil Foden i cili në minutën e 64-të çoi topin në rrjetë për 4-0.
Bernardo Silva shënoi të pestin në minutën e 83-të pas asistimit të Dokut i cili në këtë ndeshje shkëlqeu me katër asistime, ndërsa për të vulosur fitoren tenistike me rezultat 6-1 u përkujdes Nathan Ake i cili shënoi dy minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit.
Me këtë fitore, City mban pozitën e parë në tabelë me 27 pikë të tubuara por me një ndeshje më shumë të zhvilluar se Tottenhami që gjendet në pozitën e dytë me 26 sosh./Telegrafi/