Site icon Telegrafi

Doktoron Zonja e Parë e Kosovës (Foto)

Lumnije Thaçi ka marrë titullin doktor shkence në Universitetin e Tiranës.

Zonja e Parë e Kosovës sot ka mbrojtur temën e doktoraturës në Fakultetin e Ekonomisë me temën “Aspekte të menaxhimit bakar: Tregu i kredidhënjes si një ndër instrumentat e sigurimit të një rritjeje të qëndrueshmërisë ekonomike në Kosovë”, transmeton Telegrafi.

Lajmin e bëri të ditur deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, e cila përmes rrjeteve sociale ka uruar Lumnijen për titullin e marrë.

Musliu gjithashtu ka publikuar edhe disa fotografi gjatë mbrotjes së temes së doktoraturës, ku shihet se krah saj është vetëm djali Endriti ndërsa mungon bashkëshorti i saj, Hashim Thaqi./Telegrafi/

Exit mobile version