Telegrafi

Doktoron edhe Resul Sinani

Resul Sinani ka marrë titullin doktor.

Sipas burimeve të Telegrafit, moderatori i njohur sot ka mbrojtur temën e diplomës së doktoraturës.

“Roli i televizionit në komunikimet socio-kulturore kombëtare” ishte tema e doktoraturës së prezantuesit të lajmeve në RTK, i cili e ka mbrojt në Fakultetin e Shkencave Sociale, Departamenti i Komunikimit në Universitetin Europian të Tiranës.

Kujtojmë se ditë më parë në Universitetin e Tiranës, titullin Doktor e mori edhe Zonja e Parë e Kosovës, Lumnije Thaçi.

Kjo e fundit e ka mbrojtur temën e doktoraturës në Fakultetin e Ekonomisë me temën “Aspekte të menaxhimit bankar: Tregu i kredidhënies si një ndër instrumentet e sigurimit të një rritjeje të qëndrueshmërisë ekonomike në Kosovë”. /Telegrafi/