Këngëtari shqiptar, Korab Shaqiri, i është gëzuar një suksesi të tij të fundit, derisa njoftoi fansat se ka doktoruar.
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi të publikuar në llogarinë e tij personale, Instagram.
“Dje me datë 18 shtator 2019 në Universitetin “Shën Kirili & Metodi” në Shkup, e mbrojta me sukses disertacionin e doktoratës, duke fituar gradën shkencore “Doktor i kompozicionit” me dy tema: “I miri i motrës”, kantatë për mezosopran, kor dhe orkestër A3; si dhe “Ndikimi i muzikës tradicionale në opusin e kompozitorit bashkëkohor kosovar Valton Beqiri”, është përshkrimi që ia ka vënë imazheve, ku ka ndarë disa momente mjaft të veçanta me publikun.
Përpos profesionit prej këngëtari, Korabi është i angazhuar edhe si profesor në Universitetin e Prishtinës.
Shaqiri po ashtu ligjëron që nga viti 2016 në Akademinë e Arteve, Fakultetin e Muzikës.
Ndërkohë, kompozimet dhe këngët e djalit të këngëtarit Ilir Shaqiri pëlqehen prej shumë adhuruesve të muzikës. /Telegrafi/