Site icon Telegrafi

Doktori që e ekzaminoi trupin e pajetë të Dianas: Princesha do të ishte gjallë po ta kishte vënë rripin e sigurisë

Princesha Diana (Foto: Getty Images)

Patologu, i cili e ka ekzaminuar trupin e princeshës Diana, ka thënë se ajo do t’i mbijetonte aksidentit po ta kishte lidhur rripin e sigurimit.

Ndërkaq, sa iu përket thashethemeve se ajo ka qenë shtatzënë, mjeku është shprehur i papërcaktuar dhe kundërthënës.

Doktor Richard Shepherd, njëri prej patologëve më të njohur në botë, i cili e ka bërë këqyrjen e kufomës së princeshës Diana pas aksidentit tragjik, ka thënë se nuk ka pasur të dhëna mjekësore se ajo ishte shtatzënë në momentin e vdekjes.

Në një intervistë për Daily Mail, patologu është treguar shumë i rezervuar kur është pyetur se çfarë ka zbuluar gjatë kontrollit që ka bërë. Ai ka thënë se gjatë gjithë këtyre viteve, njerëzit i kanë bërë disa nga pyetjet më bizare që ka mundur t’i dëgjojë.

Lexo po ashtu Lajmet për princeshën Diana

“Më kanë pyetur nëse ishte e bukur, nëse ka qenë e qetë, nëse ka qenë shtatzënë. Gjithmonë kam pasur kujdes për të mos zbuluar asgjë që nuk ishte e publikuar”, ka thënë Shepherd.

https://twitter.com/spectatorindex/status/903272054509723648

Në pyetjen nëse ka qenë përnjëmend shtatzënë, ashtu siç po spekulohet, ai është përgjigjur: “Nuk ka pasur fakte mjekësore se Diana ka qenë shtatzënë. Mirëpo, disa femra pohojnë se që nga momenti i ngjizjes e dinë se janë shtatzënë, ndoshta ajo ka qenë njëra prej tyre”.

Sipas tij, gruaja e princit Charles sot do të ishte gjallë në rast se do të kishte qenë e lidhur me rripin e sigurisë në automjet.

“Do të mbijetonte me disa të nxira dhe ndoshta me dorën e thyer”, ka thënë patologu. /Telegrafi/

Exit mobile version