Në emisionin “Kojshia Show” së bashku me ish-konkurrentin e “Përputhen”, Fation Kuqarin, i ftuar ka qenë edhe Drejtori i Klinikës “Keit”, Skerdi Faria.
I njohur tashmë për bashkëpunimin me figurat publike, Dr.Skerdi në po të njëjtin program ka provuar një metodë të operacionit plastik në trupin e ish-Miss Shqipërisë.
Ai e ka demonstruar se si mund të bëhet kjo lloj ndërhyrje, duke treguar edhe disa detaje të tjera lidhur me këtë.
“Ishte një rast më i vështirë, por ia dolëm. Gjërat e mira bëhen shpejt e shpejt”, ka thënë ai.
“Është hera e parë që bëj operacion live, por që ia kemi arritur”, vazhdon më tej Dr.Skerdi.
Për të zbuluar më shumë më poshtë ua sjellim videon e plotë:
/Telegrafi/