Doktor Hilari Jones nga Britania e Madhe zbulon cilat janë ato veprime kryesore të cilat na mbrojnë nga coronavirusi
Nëse u përmbaheni këtyre këshillave, rrezikun nga sëmurja e zvogëloni në minimum, transmeton Telegrafi.
▪ Përdorni garniturën tuaj për ushqim. Secili do të duhej të ketë gotën e vet, thikën, pirunin, pjatën të cilat nuk do t’i ndajë me anëtarët e tjerë të familjes. Enët lani ekskluzivisht me ujë të nxehtë, më së miri është t’i lani në makinën e larjes së enëve, sepse kështu me siguri viruset do të eliminohen.
▪ Fshirja e të gjitha sipërfaqeve, me mjete për dezinfektim, të cilat i prekni është e obligueshme, madje nëse është e mundshme disa herë në ditë apo çdoherë kur hyni në shtëpi.
▪ Peshqirët dhe çarçafët lani në temperaturë më së paku 60 gradë. Vetëmkështu do të jeni të sigurt që viruset janë zhdukur.
▪ Për të penguar përhapjen e virusit, gjithashtu është e domosdoshme t’i përdorni peshqirët personalë.
▪ Bërllokun nxirreni nga banesa sa më shpesh, sepse në mbeturina mund të qëndrojnë viruset edhe deri në disa orë.
▪ Këpucët dhe rrobat të cilat i keni bartur derisa keni shkuar në shitore apo në barnatore hiqni dhe lani sa më parë.
▪ Ajrosni dhomat disa herë në ditë.
▪ Për ta kaluar këtë situatë sa më lehtë, mjeku rekomandon të mbani kontakte sa më shpesh me njerëz të tjerë nëpërmjet telefonit.
▪ “Tani përkrahja është shumë e rëndësishme, ajo vërtet mund të forcojë mendjen tonë dhe të na ndihmojë ta kalojmë këtë situatë të pakëndshme”, ka thënë ai. /Telegrafi/
Burimi: www.mirror.co.uk