Telegrafi

“Doktori i mrekullive”, serial i ri televiziv në Klan Kosova

(Foto: klankosova.tv)

Klan Kosova nga kjo e hënë nis me serialin e ri televiziv “Doktori i mrekullive”, i cili vjen premierë në ekranet shqiptare.

Aktualisht ky serial është fenomen televiziv në ekranet turke pasi që ka thyer rekorde shikueshmërie.

Skenari i saj është i bazuar në një ngjarje të vërtetë dhe protagonist është Aliu, i cili ka qenë viktimë e bullizmit që i vogël për shkak se është i prekur me autizëm.

(Foto: klankosova.tv)

Paragjykimet nuk ndalen për të as kur dëshiron të realizojë ëndrrën e tij e të bëhet kirurg.

Por, bullizmi, paragjykimet e sfidat e kthejnë në forcë kirurgun që do t’i mahnitë të gjithë.

“Doktori i mrekullive” do të nis transmetimin nga data 30 mars për tu shfaqur nga e hëna në të premte në ora 19:00 në Klan Kosova.

(Foto: klankosova.tv)

 

(Foto: klankosova.tv)

 

(Foto: klankosova.tv)