Dr. Sarfaraz Munshi, udhëheqës i kujdesit urgjent në Spitalin Kwins në Britani të Madhe, ka ndarë teknikën e frymëmarrjes, e cila do të mundë të zbutë simptomat e coronavirusit
Dr. Munshi thotë që këtë teknikë e ka zhvilluar kolegia e tij, Su Eliot, kryeinfermiere, e cila rregullisht përdor këtë teknikë te pacientët të cilët janë në Klinikën e Kujdesit Intensiv, transmeton Telegrafi.
Si funksionon kjo teknikë?
Për fillim duhet t’i bëni pesë frymëmarrje të thella dhe t’i mbani çdo herë nga pesë sekonda. Në frymëmarrjen e gjashtë mbani frymën pesë sekonda, pastaj kollituni, duke mbuluar gojën.
Pastaj përsëriteni këtë procedurë.
Hapi tjetër është të shtrihen në bark në krevat me jastëk nën ju dhe gjashtë minutat e ardhshëm merrni frymë më thellë se zakonisht.
– Kjo është pjesa më e rëndësishme, sepse shtrirja në shpinë mund t’ju mbyllë rrugët e vogla të frymëmarrjes.
Keni parasysh që pjesa më e madhe e mushkërive është në shpinë, jo në pjesën e parë meqenëse me shtrirje në shpinë mbulohen rrugët e vogla të frymëmarrjes.
Kjo nuk është mirë gjatë periudhës së infeksionit dhe mund të çojë deri te atelektaza, e cila mund të çojë deri te përflakja sekondare e mushkërive dhe mund të përkeqësojë gjendjen tuaj – ka shpjeguar doktori.
/Telegrafi/
Burimi: www.dailymail.co.uk