Shëndeti juaj varet nga ajo se çfarë stili të jetës bëni, përfshirë edhe dietat dhe aktivitetin tuaj të rregullt fizik.
Ndjekja e këtyre këshillave që Telegrafi i sjell për ju, do t’ju ndihmojë që ju të jetoni një jetë pa stres dhe pa sëmundje.
1) Vështrojeni diellin para lindjes dhe pas perëndimit
Herën e parë bëjeni këtë 10 sekonda në ditë, pastaj gradualisht rriteni kohën për 10 sekonda çdo ditë. Kur e shikoni diellin është e rëndësishme të qëndroni i zbathur në tokë.
2) Pini ujë të filtruar
Alternativa më e mirë është uji pranveror i maleve. Mbushni shishet e xhamit me ujë, pastaj lini ato në diell për pak ditë që të absorbojnë energji diellore.
3) Bëni aktivitete fizike rregullisht në vende të hapura
Kjo është ndër mënyrat më të mira që ta pastroni trupin tuaj nga toksinat e ndryshme.
4) Merrni frymë thellë në ajër të freskët në mëngjes dhe mbrëmje, për të paktën 20 minuta
5) Shkoni për të fjetur mes orës 10 pasdite dhe 2 të mëngjesit.
Gjatë kësaj periudhe, trupi juaj prodhon hormone. Cikli juaj ditor duhet të jetë i njëjtë me atë të diellit.
6) Zëvendësoni artikujt kozmetikë që i blini në shitore me gjëra natyrale
7) Hani gjëra të freskëta, gjëra organike
8) Eliminoni alkoolin, duhanin, çajin e zi, çamçakëzët etj.
9) Bëhuni person pozitiv.
10) Veproni si i shëndetshëm
Mos flisni apo mos veproni negativisht për veten apo të tjerët.
11) Bëhuni tolerantë
Kjo ju ndihmon që të mos i urreni dhe të mos ndiheni i zemëruar me të tjerët. Ndjenjat negative e dëmtojnë shëndetin tuaj të përgjithshëm. Falni të tjerët dhe ndihmojeni vetën.
12) Ushqimi i papjekur është dieta ideale
/Telegrafi/