Telegrafi

Doktori 28-vjeçar vdes nga sulmi në zemër, punoi 10 ditë pa pushim duke u kujdesur për pacientët me coronavirus

Një mjek 28-vjeçar që ishte në vijën e parë të shpërthimit të coronavirusit ka vdekur nga një atak kardiak, pasi punoi për 10 ditë, sipas raportimeve.

Song Yingjie, i cili ishte pjesë e një ekipi mjekësor në një klinikë shëndetësore në provincën Hunan, u rrëzua nga lodhja dhe vdiq të hënën në dhomën e tij të fjetjes, transmeton Telegrafi.

Ai thuhet se ka punuar pa ndaluar që nga 25 janari.

Song kontrollonte shpesh për temperaturën e dhomave gjatë natës, dhe gjithashtu shpërndante furnizime mjekësore në spitalin ku ai zakonisht punonte si farmacist gjatë ditës, raportoi South China Morning Post.

Autoriteti lokal për Hengshan konfirmoi vdekjen e tij në llogarinë e tyre në median sociale Weibo.

Motra e Songit tregoi për gazetën lokale se vëllai i saj ishte një person “i jashtëzakonshëm” dhe vdekja e tij ishte “një lajm vërtet shkatërrues” për familjen.

Kolegët e tij vlerësuan gjithashtu mjekun e ri dhe thanë që ai ishte një “anëtar me vlerë i ekipit dhe mund të kishte një të ardhme të ndritshme”.

Përhapja e coronavirusit ka vrarë deri më tani mbi 560 njerëz dhe infektuar dhjetëra mijëra njerëz, shumica e tyre janë përqendruar në provincën e Hubei. /Telegrafi/