Telegrafi

Doktorët u shokuan kur e panë: I porsalindur, por që duket si 80 vjeç (Foto/Video,+16)

Një fëmijë që duket sikur një 80-vjeçar në fakt ka një gjendje të rrallë e cila e bën atë që të “plaket” shumë shpejt.

I lindur në Magura, Bangladesh, ai ka rrudha, sy të dalë, një trup të tkurrur dhe një shtresë të trashë të qimeve në shpinën e tij, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Kështu duket një këmbë e kafshuar nga një peshkaqen (Foto,+16)

Siç shkruajnë mediat e huaja, mjekët lokalë kanë mbetur të habitur se çfarë mund të jetë shkaku i plakjes së tij – por ata besojnë se ai ka Progeria.

Kjo gjendje – e cila prek vetëm një në katër milionë – shpesh kufizon fëmijët nga të paturit një jetë normale dhe shkakton plakjen e shpejtë të trupit të tyre.

Një mjek, i cili e ka trajtuar atë, ka thënë: “Fëmija nuk duket si një i sapolindur, mbi të gjitha”.

Por prindërit e tij thonë se janë të lumtur me lindjen e fëmijës së tyre “mrekulli” – madje ata nuk mund të përmbahen nga lumturia.

Babai i tij ka thënë: “Ne mund vetëm të falënderojmë Zotin. Nuk ka nevojë të mos jemi të lumtur me atë se si duket djali ynë”. /Telegrafi/