Ata ishin shpallur fajtor në rastin “Medicus”, madje pas 106 seancave gjyqësore të mbajtura në lidhje me transplantimin ilegal të organeve këtë rast që nga tetori i vitit 2011. Kështu, urologu Lutfi Dervishi është dënuar me 8 vjet burg dhe një gjobë prej 10 mijë euro.
Djali i tij, Arban Dervishi, është dënuar me 7 vjet e 3 muaj burg dhe me 2 mijë e 500 euro gjobë kurse anesteziologu Sokol Hajdini ka marrë dënim prej 3 vjetësh burg.
Urologut Lutfi Dervishi i ishte ndaluar edhe ushtrimi i profesionit të urologut për dy vjet nga plotfuqishmëria e dënimit.
Por, edhe urologu Lutfi Dervishi edhe anesteziologu Sokol Ajdini vazhdojnë të punojnë në njërën nga qendrat më të mëdha spitalore në Kosovë, duke pritur që vendimi për dënimin e tyre të bëhet i plotfuqishëm. /Zëri/