Site icon Telegrafi

Doktoreshë Valbona Gashi flet për alergjitë e stinës së verës (Video)

Alergjitë te shumë qytetar paraqiten në stinën e pranverës, por ka raste që paraqiten edhe në stinët e tjera të vitit.

Dr. Valbona Gashi, alergologe,  ka thënë për “Pasdite” në RTV Dukagjini se alergjitë janë një çrregullim që paraqiten kryesisht te personat me predispozita gjenetike.

Më së shumti alergjitë paraqiten tek fëmijët, por sipas alergologes, mundë të paraqiten edhe te të rriturit dhe të moshuarit.

Ndotja e ambientit dhe zhvillimet teknologjike kanë ndikuar në rritjen e prekjes së personave me alergji, dhe sipas disa studimeve, deri në vitin 2025 gjysma e popullatës evropiane mundë të preken nga alergjia.

Dr. Valbona Gashi ka thënë se poleni është shkaktari kryesor në shfaqjen e paraqitjes së alergjive.

Ajo ka thënë se fëmijët e çerdheve kanë gjasa më pak të preken nga alergjitë, se fëmijët tjerë.

“Fëmijët që rritën në kopshte ose në bashkësi me fëmijë të tjerë, kanë gjasa më të vogla për t’u prekur nga alergjia, sepse imuniteti i tyre orientohet ose drejt luftimit të infeksioneve të ndryshme, ose ndaj alergjive”, deklaroi alergologjia.

Doktoresha ka këshilluar të gjithë personat që janë të prekur nga alergjia të kenë kujdes nga vendet ku konsumohet duhani.

Personat që janë të ndjeshëm ndaj thumbimeve të bletëve ose insekteve të tjera, duhet të kenë me vete gjithmonë terapinë me vete, pasi rreziku është shumë i madh, tregon më tej Dr. Valbona Gashi./Telegrafi/

https://youtu.be/jyzAKWLeUZg?t=1270

Exit mobile version