Telegrafi

Doktoreshë Njomza Jahja: Femrat deri në moshën 30 vjeçare, në Kosovë i preferojnë buzët për ndërhyrje estetike (Video)

Operacionet plastike, janë një prej rrugëve që personazhet e showbiz-it, ndjekin për të sfiduar moshën dhe kohën që ecën.

Dr. Njomza Jahja në emisionin “Pasdite” në RTV Dukagjini, ka folur për operacionet estetike dhe interesimin që kanë të rinjtë e Kosovës për këto ndërhyrje.

Nga të gjitha ndërhyrjet, doktoresha ka thënë se ndërhyrjet në buzë janë pak më të dhimbshme në krahasim me pjesët e tjera të trupit.

Ajo ka thënë se femrat deri në moshën 30 vjeçare janë të interesuar për ti rregulluar buzët, ndërsa pas moshës 30 vjeçare, pacientet e saja kanë kërkuar reduktimin e rrudhave.

Duke folur për personazhet VIP në Kosovë që iu nënshtrohen këtyre ndërhyrjeve, doktoresha Njomza Jahja ka thënë se ka nga ato që janë transparente dhe nuk kane frikë për t’i ekspozuar këto ndërhyrje, ndërsa disa të tjera janë të rezervuara për këtë çështje.

Botoksi nuk ka efekt gjithmonë sipas doktoreshës, pasi që duhet të bëhet në një moshë të caktuar dhe rrudhat nuk duhen të jenë shumë të shprehura.

Doktoresha Njomza Jahja ka thënë se ndërhyrjet estetike kanë çmim të përballueshëm, nuk është ndonjë kosto e lartë./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=TOv5Kp8eOzw