Telegrafi

Doksi, Skivi e Floriani promovojnë projektin e ri “Dredha”

Doksi, Skivi e Floriani sot kanë publikuar projektin e tyre të përbashkët të quajtur “Dredha”.

Këngëtarët kanë qenë të ftuar në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini ku kanë dhënë detajet për këngën dhe klipin.

Skivi thotë se versioni fillestar i projektit i është prezantuar nga Doksi para një viti dhe qysh atëherë thotë se e ka vërejtur që përzgjedhja e këtij të fundit ishte shumë e mirë, përcjell Telegrafi.

“Për një artist është shumë e rëndësishme përzgjedhja. Në këtë rast edhe Doksi ka ditur të zgjedh. Konektimi i Doksit me Florianin ishte i natyrshëm. E në këtë mes edhe futja ime ishte e natyrshme”, tregon reperi Skivi.

Skivi thotë se ai dhe Floriani janë mysafirë në këtë projekt të Doksit pavarësisht që sipas tij pavarësisht që disa punë janë bërë bashkë “projekti mbetet i Doksit”.

Lexo po ashtu Skivi brenda dy javësh sjell projektin e ri bashkë me Doksin dhe Florianin

Nga ana tjetër Doksi thotë se ndihma e Skivit në të gjitha aspektet deri në përfundim të klipit ka qenë shumë e madhe.

“Kënga është shumë më mirë se që e kam pritur”, deklaroi më tej Doksi.

Floriani ka thënë se të gjithë kanë kontribuuar në mënyra të ndryshme në këngë dhe është shumë i kënaqur që është pjesë e një projekti të tillë./Telegrafi/