Doksi, këngëtari i ri i estradës shqiptare është bërë një emër mjaft i pëlqyer tashmë për publikun.
Ai ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Me trëndafila”.
Kënga në fjalë është punuar nga Dj Tr3ndy, teksa për tekstin e këngës është kujdesur vet Doski.
Mastringu është realizuar nga HDStudio, gjersa kënga është shoqëruar edhe me klip.
Klipi i këngës është mjaft i veçantë, pasi sjell pamje dhe skena që ngjasojnë me filmat e vjetër të viteve 90.
Projekti i sapo publikuar i këngëtarit është pritur mirë nga publiku, dhe këtë e tregojnë komentet e para të cilat janë pozitive. /Telegrafi/