Telegrafi

Doktoresha nga Kosova, Arbërore Nallbani pjesë e Kongresit botëror për Hematologji

SOHO është takimi kryesor që fokusohet në aplikimet klinike dhe zhvillimet e reja në fushën e tumoreve malinje hematologjike.

Një grup doktorësh hematolog nga Kosova ishin pjesë e këtij kongresi të rëndësishëm në Texas të Shteteve të Bashkuara.

Dr. Arbërore Nallbani ishte ajo që bëri një prezantim të punimit të saj shkencor i cili kishte temën: “Primary extranodal Marginal zone B-cell Lymphoma located in the lower eyellid”.

Në këtë punim ajo trajtoi rastin e një pacienteje 53-vjeçare që u pranua në janar të vitit 2021 në klinikën e Hematologjisë në Kosovë me një ndryshim nënlëkuror në qepallën e poshtme.

Mendohet se më shumë se 2,500 mjekë, infermierë dhe ekspertë të lidhur me kujdesi shëndetësor nga e gjithë bota kanë marrë pjesë në këtë kongres informues dhe dinamik. /Telegrafi/