Telegrafi

Dojrani u tha ”JO” xeheroreve

Qytetarët e komunës së Dojranit kanë votuar dje në referendumin kundër vazhdimit të punës në xeheroren Kazandoll në komunën fqinje të Vallandovës, si edhe kundër xeheroreve për lëndë të parë të metaleve në territorin e kësaj komune, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga 2.747 votues të regjistruar, në referendum morën pjesë 1.407 persona, ose 51.22%. Në pyetjene parë për xeheroren Kazandoll, 1.336 qytetarë votuan kundër, ose 95%. Vetëm 51 vota ishin pro xeherores, ose 3.62%.

Në pyetjen e dytë për xeheroret në përgjithësi, kundër votuan 1.340 qytetarë. Referendumi u shpall me kërkesë të qytetarëve./Telegrafi/