Site icon Telegrafi

Dojrani i mbushur me turistë për fundjavën e Pashkëve

Kapacitetet pranuese në sektorin privat dhe komercial në Dojran gjatë kohës së Pashkëve janë kopmlet të rezervuara, njoftpjnë nga Zyra turistike. Sipas punëtorëve turistik në bregun e Dojranut ka më shumë se 100 mijë turistë, shumica prej të cilëve janë nga vendi jonë. Ka turistë edhe nga jashtë, në pjesë të vogla nga Serbia dhe turistë njëditorë nga Greqia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dojrani në mënyrë të përgatitur i pranon të gjithë turistët për fundjavën e Pashkëve, ndërsa restoranet dhe kafenetë gjithashtu kujdesen për mysafirët.

Nga Zyra turistike theksojnë se kapacitetet akomoduese në Dojran janë të rezervuara edhe për fundjavën e parë të muajit maj./Telegrafi/

Exit mobile version