Telegrafi

Dojçe Telekom humbi vetëm 3 mln euro

Në kumtesën e kompanisë theksohet se nga humbjet e përgjithshme në tremujorin e theksuar, rreth 500.000 euro i përkasin krizës financiare në Greqi, sepse "Dojçe Telekom" është aksionari shumicë në telekomin grek OTE.

Qarkullimi i përgjithshëm i "Dojçe Telekom" në periudhën tetor-dhjetor të vitit 2009 në krahasim me temujorin e njejtë të vitit paraprak është rritur për 100 milionë euro, në 16,2 miliardë euro.

Kompania kumtoi se për vitin e kaluar do të paguajë dividendë prej 0,78 euro për një aksion, e cila në periudhën 2010-2012 do të duhej të arrijë së paku 0,70 euro për një aksion.

Gjiganti gjerman i telekomunikimit paralajmëroi edhe se planifikon të vazhdojë me zvogëlimin e shpenzimeve edhe në periudhën e ardhshme.