Site icon Telegrafi

“Doja të përfundoja karrierën në Real Madrid”, Benzema në lamtumirën e tij

Karim Benzema i ka dhënë lamtumirën Real Madridit pas 14 sezoneve, në një ceremoni të organizuar sot në ambientet e klubit.

Sulmuesi francez befasoi të gjithë kur konfirmoi largimin nga Los Blancos para disa ditësh.

Megjithatë, ai shpjegoi lamtumirën e tij befasuese, e cila kapi klubin dhe tifozët në befasi, pasi mori një vendim me familjen e tij.

“Doja të përfundoja karrierën në Real Madrid, por ndonjëherë jeta të jep një shans tjetër”, ka thënë fillimisht Benzema në ceremoninë e lamtumirës.

“Është një vendim shumë i vështirë që e kam marrë me familjen time. Por, nuk do ta harroj kurrë Real Madridin”, përfundoi sulmuesi francez.

Ndryshe, Benzema është lojtari i pestë me në shumë ndeshje për Real Madridin, pasi ka bërë 647 paraqitje dhe është golashënuesi i dytë i të gjitha kohërave për klubin me 353 gola. /Telegrafi/

Exit mobile version