Telegrafi

Doja Cat shihet për herë të parë pasi vëllai i saj u akuzua se ia kishte thyer dhëmbët, mes pretendimeve për abuzime shokuese

Doja Cat është parë për herë të parë pas akuzave tronditëse se vëllai i saj ia kishte thyer dhëmbët, teksa nëna e këngëtares kishte bërë kërkesën e përkohshme të ndalimit.

Krijuesja 28-vjeçare e hitit “Paint The Town Red”, e lindur Amala Ratna Zandile Dlamini, ishte për darkë në Nobu Malibu të enjten në mbrëmje.

Ajo u shfaq e dëshpëruar, teksa i mbante sytë të fshehura pas një palë syze dielli të zeza, ndërsa po dilte nga restoranti me miqtë, shkruan DailyMail.

Doja dukej elegante si gjithmonë dhe kishte veshur një fustan të bardhë pa mëngë me çizme lëkure kafe deri te gjuri.

Ajo e mbështjellë me një xhaketë lëkure të zezë e cila ishte e mbështjellë rreth shpatullave të saj.

Këngëtarja e “Say So” kishte vendosur një çantë të madhe të zezë prej lëkure Alexander Wang, gjerdan me zinxhir argjendi dhe vathë të varur. /Telegrafi/