Telegrafi

Doja Cat shfaq strukturën e saj natyrale të lëkurës

Ndërsa është një këngëtare fituese e çmimeve me miliona disqe të shitura në mbarë botën, Doja Cat, tregon sinqerisht se ajo ka ende defekte për kujdesin e lëkurës.

Këtë e ka zbuluar edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “iHeartRadio” të së hënës mbrëma.

27-vjeçarja me origjinë nga Los Angeles (e lindur Amala Ratna Zandile Dlamini) pranoi çmimin ‘Artistja më e dëgjuar’, në ngjarjen e mbajtur në ‘Dolby Theater’ në Los Angeles.

Foto: Instagram

Menjëherë pas fjalimit të saj të shkurtër, ajo bëri një postim falënderues në InstaStory dhe gjithashtu zbuloi një foto të sinqertë që shfaq një shpërthim aknesh në ballin e saj.

Yjet e “Reunited Scrubs”, Zach Braff dhe Donald Faison, ia dhanë këngëtares çmimin e parë të natës.

Lexo po ashtu Bebe Rexha fiton një çmim në “iHeartRadio Music Awards 2023” për këngën “I’m Good (Blue)” me David Guettan

Ajo ishte gjithashtu e nominuar për ‘këngën e vitit’, ‘artistja e vitit’ dhe ‘bashkëpunimi më i mirë’.

Foto: Getty Images

Ajo u ngjit në skenën e Teatrit Dolby dhe tha: ‘Përsëri, nuk kam përgatitur një fjalim. Por e di që kam një ekip të mrekullueshëm dhe ata i meritojnë të gjitha gjërat në botë”.

“Dua të të falënderoj Josh, faleminderit shumë, Jordan, edhe mami”, shtoi ajo.

“Fansat e mi, ju vlerësoj shumë dhe mezi pres. Faleminderit. Mezi pres të shoh se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”.

Në ‘iHeartRadio Music Aëards 2023” e ftuar ka qenë edhe artistja shqiptare, Bebe Rexha, e cila fitoi një çmim për bashkëpunimin me David Guettan. /Telegrafi/

Foto: Getty Images