Ndërsa është një këngëtare fituese e çmimeve me miliona disqe të shitura në mbarë botën, Doja Cat, tregon sinqerisht se ajo ka ende defekte për kujdesin e lëkurës.
Këtë e ka zbuluar edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “iHeartRadio” të së hënës mbrëma.
27-vjeçarja me origjinë nga Los Angeles (e lindur Amala Ratna Zandile Dlamini) pranoi çmimin ‘Artistja më e dëgjuar’, në ngjarjen e mbajtur në ‘Dolby Theater’ në Los Angeles.
Menjëherë pas fjalimit të saj të shkurtër, ajo bëri një postim falënderues në InstaStory dhe gjithashtu zbuloi një foto të sinqertë që shfaq një shpërthim aknesh në ballin e saj.
Yjet e “Reunited Scrubs”, Zach Braff dhe Donald Faison, ia dhanë këngëtares çmimin e parë të natës.
Ajo ishte gjithashtu e nominuar për ‘këngën e vitit’, ‘artistja e vitit’ dhe ‘bashkëpunimi më i mirë’.
Ajo u ngjit në skenën e Teatrit Dolby dhe tha: ‘Përsëri, nuk kam përgatitur një fjalim. Por e di që kam një ekip të mrekullueshëm dhe ata i meritojnë të gjitha gjërat në botë”.
“Dua të të falënderoj Josh, faleminderit shumë, Jordan, edhe mami”, shtoi ajo.
“Fansat e mi, ju vlerësoj shumë dhe mezi pres. Faleminderit. Mezi pres të shoh se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”.
Në ‘iHeartRadio Music Aëards 2023” e ftuar ka qenë edhe artistja shqiptare, Bebe Rexha, e cila fitoi një çmim për bashkëpunimin me David Guettan. /Telegrafi/