Site icon Telegrafi

Doja Cat mahnit fansat me një pamje të papritur në fotografinë e re

Këngëtarja fituese e çmimit ‘Grammy’, Doja Cat, surprizoi fansat me një selfie ku shfaqej me një pamje krejtësisht të ndryshme.

Në foton e publikuar në X (ish-Twitter), 29-vjeçarja, e njohur për grimin e guximshëm dhe stilin ekstravagant, u shfaq pa grim, me një parukë bionde dhe syze me kornizë metalike.

Me një bluzë të bardhë dhe buzëqeshje të lehtë, Doja dukej e thjeshtë dhe natyrale, duke habitur ndjekësit e saj, shkruan DailyMail.

Komentet ishin të shumta, disa duke e krahasuar me një “bibliotekare seksi” ose një “Karen”, ndërsa të tjerë e vlerësuan për bukurinë e saj natyrale.

Fansat spekuluan nëse kjo pamje mund të ishte një aluzion për një epokë të re muzikore, pasi albumi i saj i fundit, ‘Scarlet’, u publikua në shtator 2023.

Fotografia vjen disa javë pas zbulimit të një tatuazhi të ri në këmbën e saj, që këngëtarja ndau në Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version