Telegrafi

Doja Cat i la të gjithë gojëhapur: Ja sa kristale u deshën për këtë dukje

Sakrificat e reperes për t’u dukur unike në Javën e Modës…

Kylie Jenner vërtet u shfaq me një kokë të prerë ‘të rremë’ luani në shfaqjen e Schiaparelli-t në Paris, por Doja Cat ia doli të rrëmbente gjithë vëmendjen.

Këngëtarja, 27 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me bojën e kuqe të trupit nga koka te këmbët dhe kompletoi pamjen e guximshme duke e mbuluar trupin e saj me 30,000 kristale Swarovski.

Veshja, e cila u deshën pesë orë për t’u përsosur, përmbante gjithashtu një korse prej sateni të kuq së bashku me një fund të bukur me rruaza dhe çizme deri tek gjuri.

I titulluar “Inferno Couture”, koleksioni i fundit i markës u frymëzua nga Ferri i Dantes dhe nëntë rrathët e ferrit, sipas Roseberry-t.

“Kënaqësi e madhe të punosh me Doja Cat për koleksionin FW23 Haute Couture të Schiaparelli-t”, shkroi McGrath në Instagram.

“Durimi sublim i Dojës gjatë 4 orëve e 58 minutave që iu deshën për të krijuar pamjen, e cila ishte e mbuluar me mbi 30,000 kristale Swarovski të aplikuara me dorë, ishte frymëzuese”.

Çfarë mendimi keni për këtë paraqitje të artistes?