Fansat e Doja Cat nuk ishin shumë të kënaqur me mënyrën se si ajo e trajtoi polemikën e saj me Noah Schnapp.
Sipas të dhënave nga Social Blade, reperja humbi pothuajse 200 mijë ndjekës në Instagram pasi e quajti yllin e “Stranger Things” “socialisht të pavetëdijshëm dhe të mërzitshëm” për postimin e mesazheve të tyre private në një TikTok të fshirë që atëherë.
Ndërsa ndjekësit e fitueses së “Grammy” dukej se kishin shkuar në humbje, aktori fitoi afro dy milionë ndjekës nga incidenti.
Drama e dyshes filloi kur reperja i kërkoi yllit të ri që ta takonte atë me kolegun e tij, Joseph Quinn, duke e quajtur aktorin “të pashëm”.
Schnapp, 17 vjeç, pa mundësinë për të bërë një TikTok qesharak rreth bisedës, duke ndarë pamjet e mesazheve të tij me këngëtaren “Woman”. Megjithatë, Doja Catit nuk iu duk edhe aq qesharake.
Disa ditë pasi video u bë virale, 26-vjeçarja hyri ‘live’ në Instagram duke e quajtur videon e Schnappit “gjarpër”.
Para se t’i jepte fund sharjes së saj, këngëtarja e “Say So” ndryshoi pak tonin, duke theksuar se Noah është i ri dhe se duhet të bëjë gabime për të mësuar prej tyre.
“Për shembull, ju duhet ta bëni këtë në mënyrë që të dini se nuk duhet ta bëni këtë në të ardhmen”, tha Doja.
Ndërsa Doja e ndjeu se nuk e respektonin, është e qartë nga rënia e ndjekësve se shumë fansa menduan se këngëtarja nuk duhej t’i drejtohej aktorit të ri në atë mënyrë.
Megjithatë, shumë nga fansat besnikë të këngëtarit e mbrojtën reagimin e saj, duke thënë se mosha e tij nuk ishte justifikim për veprimet e tij. /Telegrafi/