Telegrafi

Doja Cat me fustan që i ngjante rrjetës së merimangës, reperja nuk arriti ta mbulonte gjoksin

(Foto: FilmMagic)

Reperja amerikane, Doja Cat, tërhoqi vëmendjen në MTV Video Music Awards në New Jersey duke veshur një fustan që i ngjante rrjetës së merimangës.

Ky krijim nuk arriti t’ia mbulonte gjoksin, ndërsa dukjen e kompletoi me grim të theksuar, stoli dhe taka transparente.

Kujtojmë që Doja e filloi karrierën muzikore duke postuar këngë në SoundCloud. Kënga “So High” tërhoqi vëmendjen e Kemosabe dhe RCA Records dhe në bashkëpunim me ta në vitin 2014, publikoi një EP të titulluar “Purrr!”.

Pas kësaj, bëri një pushim për katër vjet dhe publikoi albumin e parë, “Amala”. Më pas e lansoi albumin e dytë, “Hot Pink”, në vitin 2019 dhe arriti famë botërore.

Lexo po ashtu Humbi rreth 180 mijë ndjekës në Instagram, Doja Cat: Kjo më bën të lidhem më shumë me njerëzit që më duan për atë që jam
(Foto: Instagram/dojacat)

Duke qenë se poston fotografi dhe video të çuditshme në rrjetet sociale, shumë e kanë akuzuar për promovimin e satanizmit. Për më shumë, së fundmi e ka publikuar edhe videoklipin e këngës “Demons”.

Mirëpo, reperja mbrohet duke thënë se ka të drejtën e shprehjes artistike. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/dojacat)