Site icon Telegrafi

Doja Cat flitet për një lidhje dashurie me aktorin Joseph Quinn

Doja Cat dhe Joseph Quinn u panë në Londër duke kaluar natën jashtë, ndërsa nxitën thashethemet se mund të kenë nisur një lidhje dashurie.

Në fotot e shpërndara në X, dyshja u fotografuan në ambientet e muzikës ‘Camden Dingwalls’, me yllin e “Quiet Place” duke qëndruar me krahët e tij.

Më vonë gjatë natës, ata u panë duke pirë pije në një lokal aty pranë, me sa duket të magjepsur nga njëri-tjetri.

Spekulimet për një romancë të mundshme vijnë pasi fansat kanë zbuluar që Doja Cat – emri i vërtetë Amala Ratna Zandile Dlamini – dhe i dashuri J Cyrus mund të jenë ndarë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Doja Cat

Doja ka pasur disa herë përplasje me fansat në rrjete sociale, ku rreth një vit më parë humbi mijëra prej tyre në Instagram.

Joseph Quinn

Kjo për shkak se kishte refuzuar të thoshte se i do fansat, duke bërë që ata të distancohen prej saj.

Ylli i famshëm muaj më parë po ashtu u raportua se u dhunua nga vëllai i saj, i cili ia theu dhëmbët. /Telegrafi/

Doja Cat
Exit mobile version