I vuri flakën shtëpisë së burrit dhe tentoi të mbyste dy fëmijët e saj, Rudina Kishta ka mbetur në burg pas vendimit të Gjykatës së Fierit.
Ajo deklaroi para gazetarëve se burri i saj pinte dhe shpesh dhunonte atë dhe fëmijët.
Sipas 42 vjeçares kjo ishte arsyeja pse ajo vendosi të djeg shtëpinë e burrit, ndërsa për tentim vrasjen e fëmijëve ajo tha se vajzat ishin të saja dhe këtë e ka bërë për të marrë vëmendjen e shtetit pasi nuk kishte mundësin t’i ruante me bukë.
Gjykatësi Taulant Banushi, vendosi masën e sigurisë “burg në afat të pacaktuar” dhe urdhëroi për një ekzaminim psikik për Rudinën.
E dyshuara tani do të përballet me akuzën e rëndë për tentim vrasje dhe zjarrëvënje të qëllimshme.
Bashkëjetuesi i 42 vjeçares thotë se ajo vuante nga probleme të shëndetit mental, dhe se shtëpinë ajo e kishte djegur vetëm një ditë pasi ishte rikthyer te ai, pasi ata kishin ndarje e bashkime të kohëpaskohshme./Telegrafi/