Site icon Telegrafi

Dogji njerëzit në teatrin japonez, dyshoi për plagjiat

Një mashkull 41 vjeçar dyshohet se ka djegur studion e njohur për filma të animuar në Japoni pasi që është ankuar se romani i tij është plagjiaturë, transmeton Japan Today.

Dëshmitari që e ka parë personin ka thënë se i dyshuari ka qenë i zemëruar duke bërtitur se si e kanë shkatërruar.

Personi ende i paidentifikuar ka bërtitur “vdisni” para se ta lyejë hyrjen e Teatrit me benzinë dhe e ka djegur rreth orës 10 e 30 të enjten.

Zjarri është shuar vetëm pas një dite ndërsa kanë humbur jetën 33 persona dhe shumë tjerë janë në rrezik për jetën. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version