Telegrafi

Dogji një sipërfaqe me vreshtari, arrestohet për zjarrvënie ish-zëvendësministri i Integrimit dhe Shëndetësisë së Shqipërisë

Foto: Ilustrim

Ish-zëvendësministri i Integrimit dhe Shëndetësisë, Albert Gajo është arrestuar si autor i dyshuar i zjarrvënies së qëllimshme në një sipërfaqeve me vreshtari në Kolonjë.

Policia informon se, “59 vjeçari, banues në Tiranë, në vendin e quajtur ‘Sarandapor’ në Leskovik, Kolonjë, me veprimet e tij ka shkaktuar rënien e zjarrit në një sipërfaqe me vreshtari, duke përfshirë më pas edhe një sipërfaqe tjetër me bimësi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Gajo ka qenë zëvendësministër i Integrimit në vitet 2005-2009 dhe zëvendësministër i Shëndetësisë në vitet 2009-2013. /Ora News/