Site icon Telegrafi

Dogji makinën pas një zënke me të atin, zbardhet ngjarja e zjarrit në një pallat në Tiranë

Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me ngjarjen e shënuar paraditen e së enjtes një parkingun e një pallati në zonën e Unazës së Re  në Tiranë që është përfshirë nga flakët.

Policia tha se nga verifikimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi E. L., 36 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, i cili dyshohet se gjatë një konflikti me shtetasin S. L. (babai), i ka vënë zjarrin automjetit të tij.

36-vjeçari është shoqëruar në spital për ndihmë mjekësore pasi ka pësuar dëmtime të lehta si pasojë e zjarrit.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 është shoqëruar shtetasi S. L., i cili ishte prezent bashkë me 36-vjeçarin, gjatë ngjarjes. /Telegrafi/

Exit mobile version