Gjatë festimit të Vitit të Ri, një banor i Islandës, e ka djegur dorën derisa po ndizte fishekzjarrë.
Për më keq, ai ka rrezikuar edhe ndonjë aksident serioz, pasi mjetet piroteknike i kishte vendosur shumë pranë dy veturave, transmeton Telegrafi.
“Ata nuk do t’i harrojnë kurrë festimet e këtij vitit”, shkruan në videon e postuar më poshtë, ku shihet shpërthimet e rrezikshme, që janë shpërndarë edhe në formë horizontale.
Mirëpo, nuk është bërë e ditur për shkallën e lëndimeve që ka marrë personi që shihet duke i ndezur. /Telegrafi/