Elon Musk ka thënë se Tesla do t’i lejojë njerëzit të blejnë disa nga mallrat e saj me kriptovalutën Dogecoin.
“Tesla do të bëjë disa mallra të tregtueshme me Doge dhe të shohim se si do të shkojë”, shkroi Musk të martën në Twitter, përcjell Telegrafi.
Çmimi i Dogecoin ishte në rënie përpara njoftimit të Musk, por më pas u ngrit në qiell deri në 30%.
Tesla will make some merch buyable with Doge & see how it goes
— Elon Musk (@elonmusk) December 14, 2021
Ajo për herë të fundit ishte rritur me 26% në 0,2092 dollarë, sipas faqes së internetit të të dhënave të kriptove, Coinmarketcap.
Ndryshe, Drejtori Ekzekutiv i Tesla-s ka qenë një mbështetës prej kohësh i Dogecoin.
Në maj, ai pyeti ndjekësit e tij në Twitter nëse Tesla duhet të fillojë të pranojë Dogecoin, për të cilën përgjigja dërrmuese ishte “po”.
Madje më herët në të njëjtin muaj, Musk tha se mendonte se Dogecoin mund të bëhet në mënyrë ironike e ardhmja e kriptovalutave.
Sidoqoftë, Tesla nuk do të ishte kompania e parë që do të pranonte një kriptovalutë të tillë në pagesa.
Dallas Mavericks – ekipi i basketbollit në pronësi të tifozit të kriptove Mark Cuban – filloi të shesë bileta dhe mallra në këmbim të tyre në fillim të këtij viti. /Telegrafi/