Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë amerikane që udhëhiqet nga Elon Musk, njoftoi të hënën se ka anuluar pothuajse 300,000 kartela bankare të qeverisë.
DOGE tha në një postim në X të dielën se pas pesë javësh të një pilot programi për auditimin e kartelave bankare të papërdorura ose të panevojshme, rreth 298,000 janë çaktivizuar në total.
“Si kujtim, në fillim të auditimit, kishte ~ 4.6 milion karela/llogari aktive, kështu që akoma më shumë punë për të bërë”, shtoi ai në postim.
DOGE tha në shkurt se kartelat aktive bankare kishin përpunuar 90 milionë transaksione unike, për rreth 40 miliardë dollarë shpenzime në vitin fiskal 2024. /Telegrafi/