Site icon Telegrafi

Doganierët sekuestrojnë 30 mijë euro në vendkalimin kufitar Bogorodicë

Doganierët nga vendkalimi kufitar Bogorodicë kanë parandaluar tentimin për futjen e paligjshme të 30.000 eurove në vend.

Konkretisht, me datë 26.07.2024, në vendkalimin kufitar Bogorodicë, në orët e mbrëmjes është regjistruar një automjet i udhëtarëve me targa të huaja në të cilin udhëtonin dy shtetas të huaj. Në pyetjen e doganierit nëse kanë diçka për të deklaruar për kontroll doganor, ata janë përgjigjur se nuk kanë asgjë për të deklaruar dhe se do të shkojnë në një kazino në Gјevgjeli. Mirëpo, gjatë kontrollit të automjetit, në një çantë udhëtimi në sediljen e pasme, përveç sendeve personale të pasagjerëve iu gjetën edhe 50 mijë euro të padeklaruara për të cilat nuk dispononin asnjë dokument origjinës.

Sipas ligjit të këmbimit valutor, pasagjerëve u janë kthyer nga 10 mijë euro, shumë që ata nuk duhet ta raportojnë, ndërsa 30 mijë të tjerat janë mbajtur.

Drejtoria doganore ndaj dy personave në fjalë ka ngritur kallëzim përkatës për kundërvajtje.

Exit mobile version