Gjatë kontrollit të ngarkesës së gjysmë-rimorkios nga ana e doganierëve janë gjetur dy çanta të zeza udhëtimi me gjithsej 35 paketime, transmeton Telegrafi Maqedoni
„Më 24 korrik 2016, rreth orës 16:30 në dalje nga Republika e Maqedonisë në kalimin kufitar Dojran, u paraqit automjet transporti me regjistrim të Maqedonisë, drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë. Gjatë kontrollit në gjysmë-rimorkion nga ana e doganierëve janë gjetur dy çanta të zeza udhëtimi me gjithsej 35 paketime. Nga hetimi i mëtejmë është konstatuar se paketimet kanë përmbajtur marihuanë me peshë të përgjithshme prej 34 kilogram. Njësia për hetime është duke ndërmarrë masa dhe aktivitete të mëtejme për zbulimin e të gjithë personave të përfshirë dhe pas kompletimit të dëshmive do të ngrit padi penale deri te Prokuroria kompetente publike”, thuhet në njoftimin e Doganave të Maqedonisë./Telegrafi/