Një grua tetëdhjetë e një vjeçare nga Danimarka u arrestua në aeroportin e Varshavës pasi në valixhen e saj u gjetën pesë kilogramë heroinë.
Sipas zyrtarëve polakë, vlera e heroinës së shkumëzuar është 515 mijë dollarë, raporton washingtonpost.
Zyrtarët e doganës në aeroportin Frederic Chopin vendosën të kontrollonin bagazhin e gruas sepse kishin dyshime për sjelljen dhe rrugën e saj të udhëtimit. Ata gjetën heroinë në valixhen nën fundin e rremë.
Gruaja udhëtoi nga Afrika në Kanada përmes Polonisë. Ajo tha se nuk kishte asnjë lidhje me heroinën e gjetur dhe se anëtarët e familjes i kishin dhënë një valixhe me dhurata për të afërmit në Kanada.
Ajo u arrestua nën dyshimin për posedim të paligjshëm të opiateve. Asaj i është caktuar masa e paraburgimit për tre muaj dhe prokurorët kanë nisur hetimet.
Sipas ligjit polak, ajo përballet me 15 vjet burg për posedim të paligjshëm të lëndëve narkotike. /Telegrafi/