Site icon Telegrafi

Doganierët gjejnë 164 tarantula në automjet

Tarantulat, të cilat kanë qenë të mbyllura nëpër kuti dhe qese plastike, janë kapur pasi që pronari i tyre nuk e kishte dokumentacionin e duhur për t’i sjellë në Gjermani, ka thënë zëdhënësi i doganave të vendit. Zvicerani kishte planifikuar që t’i shiste në një panair gjerman.

Doganierët në të njëjtin automjet kanë gjetur edhe 45 kuti me kacabu, të cilat është dashur të shërbejnë si ushqim për merimangat e mbuluara me qime.

Exit mobile version