Telegrafi

Doganat mbledhin 426 milionë euro

“Presim që deri në fund të vitit të mblidhen 583 milionë euro. Duke u bazuar në këto statistika themi se kontrabanda nuk ka arritur të ketë efekt të theksuar në të hyrat për buxhetin e Kosovës”, tha zëdhënësi i Doganave, Adriatik Stavileci.

Sipas tij, Doganat e Kosovës kanë konfiskuar mallra në vlerë 700 mijë euro, ndërsa numri i kundërvajtjeve doganore është mbi 1.300, gjoba mbi 300 mijë euro, ndërsa janë konfiskuar 77 automjete dhe mbi 220 mijë litra derivate.

Për derivatet e fundit të ndaluara të enjten në pikën kufitare në Han të Elezit, Stavileci theksoi se është filluar procedura për rikthimin e tyre në Maqedoni. /Telegrafi/