Site icon Telegrafi

Doganat e Maqedonisë zbulojnë disa tentime për kontrabandim mallrash

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Javën që kaloi, Drejtoria e Doganave të Maqedonisë zbuloi disa tentime të kontrabandimit të mallrave të ndryshme, duke kapur deviza, stoli argjendi, mallra teknike, pajisje mekësore, pjesë për telefona celular dhe këpucë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në dy raste të ndara, Doganat kapën tentimin e kontrabandimit të 8.900 euro, gjatë kontrollit trupor të tre personave nga Maqedonia në vendkalimin kufitar të Tabanocit.

Doganat arritën të zbulojnë kontrabandimin e 496 stolive prej argjendi, si byzylyk dore, unaza, vath dhe qafore. Gjithashtu, doganat zbuluan një video kamerë Sony, katër pjesë pajisjesh mjekësore për laparoskopi, 30 pajisje elektrike, pjesë për telefona celular, si edhe 34 palë këpucë./Telegrafi/

Exit mobile version