Site icon Telegrafi

Doganat e Maqedonisë shënojnë ditën ndërkombëtare të doganave

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Me moton ”Analiza e të dhënave për menaxhim efikas kufitar”, Drejtoria e doganave të Maqedonisë e shënoi sot ditën ndërkombëtare të doganave, 26 janarin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, Drejtoresha Natasha Radeska – Kërstevska shpërndau mirënjohjet e Sekretarit të përgjithshëmtë Organizatës botërore të doganave (OBD), Kunio Mikurija, për dymbëdhjetë shërbyesit e doganave për kontributin e tyre në dizajnimin me sukses të sistemit për shkëmbim të dhënash në kuadër të SEED vendet pjesëmarrëse.

Ata kanë treguar sukses edhe në analizën e statistikave, analizën për detektimin e pikave të ndryshme që rezultuan me zbatim të suksesshëm të operacioneve në luftën kundër trafikimit të drogës, duhanit dhe prodhimeve të duhanit, si edhe në zbatimin e Projektit për matjen e kohës për zhdoganim dhe lëshim të mallrave simas metodologjisë së OBD-së./Telegrafi/

Exit mobile version