Site icon Telegrafi

Doganat e Maqedonisë: Parandalohet import i paligjshëm i devizave

Inspektorët doganor nga ekipet mobile të Sektorit për kontroll dhe hetime në vendkalimin kufitar Tabanoc në fundjavën e kaluar kanë konfiskuar deviza të cilat një shtetas i Maqedonisë kishte për qëllim t’i fute ilegalisht në vend, njoftojnë nga Doganat e Maqedonisë.

“Për shkak të dyshimit, inspektorët doganor kanë kryer kontroll të detajuar në automjetin me të cilin ka qenë duke udhëtuar personi dhe kanë gjetur valutë të fshehura të mbështjellura në foli brenda një qese zip në pjesën e përparme të motorit poshtë baterisë, për të cilën personi nuk ka pasur dokument për origjinën e parave dhe nuk e i ka raportuar.

Sipas Ligjit për punë devizore, personi ka kryer kundërvajtje devizore dhe ndaj tij është bërë kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e Doganave të Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version